Gjermania kërkon më shumë mbështetje ndërkombëtare për refugjatët

Bota June 20, 2017 - 12:55

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel kërkoi sot një mbështetje më të madhe ndërkombëtare për çështjen e krizës së refugjatëve në botë, gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

“Gjermania nuk mund t’i përballojë e vetme këto sfida. Berlini, i cili shpenzoi 1,3 miliardë euro vitin e kaluar, është një nga vendet më bujarë në aspektin e shpenzimeve humanitare”, tha ai.

Gjermania ka pranuar më shumë se një milion refugjatë që largohen nga vatrat e luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë viteve të fundit.