Rusia do të rrëzojë avionët që fluturojnë mbi Siri

Bota June 19, 2017 - 13:40

Pasi Amerika rrëzoi një avion luftarak sirian, aleati kryesor i diktatorit Bashar al Assad, Presidenti rus Vladimir Putin, vendosi të ndërpriste të gjithë bashkëpunimet ushtarake me SHBA-në.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të rrëzoje çdo objekt fluturues mbi Siri, në zonat e ku veprojnë forcat e saj ajrore, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse.

Ministria njoftoi gjithashtu se po ndalon bashkëpunimin me homologët e saj amerikanë në kuadër të Memorandumit për Parandalimin e Incidenteve dhe Sigurisë Ajrore në Siri.

Ushtria amerikane nuk e përdori kanalin e saj të komunikimit me Rusinë përpara rrëzimit të avionit luftarak të qeverisë siriane, citohet të ketë thënë ministria.

Avioni sirian u rrëzua nga koalicioni që po lufton kundër ISIS-it, i udhëhequr nga ushtria amerikane.