'Do t'i vras të gjithë myslimanët': Ky është terroristi që sulmoi mbrëmë Londrën (Video)

Bota June 19, 2017 - 08:47

Ky është momenti kur shoferi i kamionit që goditi këmbësorët në Finsbury Park, në Londër, u mor nga Policia.

Videoja tregon sesi ai po mbahet nga oficerët e policisë, ndërkaq turma e zemëruar e njerëzve është mbledhur rreth tij.

Në sfond mund të dëgjohet një britmë, pasi këmbësorët po përpiqen të kuptojnë se çfarë ndodhi.

Pas sulmit, mësohet se burri u kap nga qytetarët dhe turma e zemëruar ia dorëzoi atë policisë.