ISIS bën thirrje për sulme dhe luftë ndaj Evropës gjatë muajit të Ramazanit

Bota May 26, 2017 - 15:47

Shërbimet e sigurimit evropian po përgatiten për sulme të tjera gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke filluar që nesër, pasi "Shteti Islamik" u bëri thirrje pasuesve të saj të ngrihen në një "luftë të përgjithshme" mbi "jobesimtarët" në Perëndim.

E shtuna shënon fillimin e një periudhe 30-ditore agjërimi dhe reflektimi në botën islame, e cila në vitet e fundit ka parë një rritje të madhe të sulmeve terroriste.

"Vëllezërit myslimanë në Evropë, të cilët nuk mund të arrijnë tokat e Shtetit Islamik, i sulmojnë ata në shtëpitë e tyre, tregjet e tyre, rrugët e tyre dhe forcat e tyre", tha grupi xhihadist në një mesazh të titulluar ‘Ku janë luanët e luftës?’ dhe të publikuar në 'YouTube'.

Duke mbrojtur veten pas sulmit vetëvrasës në Manchester Arena, i cili la 22 fëmijë dhe adoleshentë të vdekur, grupi tha: "Mos i ndalni vrasjet. Dilni dhe merrni një shpërblim të madh për Ramazanin". /syri.net/