NATO ia hap dyert Malit të Zi

Bota May 25, 2017 - 11:18

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për shtyp para mbajtjes së Takimit të Krerëve të Shtetit dhe Qeverisë të NATO-s, me ç’rast është një hap para për Malin e Zi.

“Kjo do t’i sjellë bashkë liderët, pra, të gjithë liderët e aleancës nga 28 vendet aleate, dhe do të dërgojë mesazh të fortë të unitetit dhe solidaritetit”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg po ashtu iu tha reporterëve që anëtarësia e Malit të Zi tregon që dera e NATO-s është e hapur.