Ky ishte mesazhi i ISIS-it para sulmit në Mançester (VIDEO)

Bota May 23, 2017 - 12:23

Në rrjetin social Twitter është publikuar një video kërcënuese e Shtetit Islamik, në të cilën shfaqet një militant duke bërë të ditur se sulmi në Mançester është vetëm fillimi.

“Në emër të Allahut, ky është vetëm fillimi. Luanët e Shtetit Islamik kanë filluar të vrasin të gjithë të krishterët. Allahu Akbar”, thuhet në videon e ISIS-it, derisa fytyra e personit që flet nuk shihet pasi është e mbuluar me shami, transmeton Telegrafi.

Sipas informatave më të fundit 22 persona kanë humbur jetën dhe 59 persona tjerë janë plagosur, në sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në Manchester Arena.

Pas shpërthimit brenda stadiumit kishte mbizotëruar paniku, kurse nëpër të gjitha anët shiheshin pjesët të ndryshme të trupave të njerëzve.