Ariana Grande thotë se ndjehet e ‘shkatërruar' pas sulmit në Manchester

Bota May 23, 2017 - 10:06

Ariana Grande ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e 22 personave në një shpërthim pas një koncerti të saj, në Mançester.

Ylli i SHBA-së mendohet të jetë fizikisht e padëmtuar, por ka postuar një cicërimë në twitter, duke thënë: "E shkatërruar nga fundi i zemrës sime, me vjen shumë keq, nuk kam fjalë", shkruan BBC, përcjell "Zeri.info".

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi këngëtari 23-vjeçar kishte përfunduar koncertin e saj në Manchester Arena të hënën në mbrëmje.

Menaxherja e saj Scooter Braun gjithashtu ka postuar një deklaratë, duke thënë "zemrat tona janë të thyera".

Arena ishte e mbushur me mijëra tifozë të saj në atë kohë - duke përfshirë një numër të madh vajzash adoleshente, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të bazës së saj të tifozëve.