9 të lënduar e 2 të arrestuar nga protesta pas takimit të Trump me Erdogan (VIDEO)

Bota May 17, 2017 - 17:47

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur e dy të tjerë të arrestuar, si pasojë e një përleshjeje gjatë protestës së mbajtur para ambasadës turke në Washington.

Situata doli nga kontrolli pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Përleshjet ishin mes mbështetësve të zotit Erdogan dhe protestuesve armenë.

Sipas Zërit të Amerikës, policia tha se pati përleshje mes dy grupeve por nuk dha hollësi të tjera në lidhje me incidentin. Zyrtarët e ambasadës turke nuk janë shprehur për incidentin.

Ndërsa, Departamenti i Shtetit i SHBA refuzoi të komentonte për ngjarjen.