Politikani i lartë gjerman: Trump përbën rrezik ndaj sigurisë së botës perëndimore

Bota May 17, 2017 - 12:36

Një politikan i lartë gjerman ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përbën rrezik ndaj sigurisë së botës perëndimore, pas lajmeve se presidenti amerikan ndau informata tejet sekrete me Rusinë, të cilat i kishte siguruar nga një aleat jetësor.

Burkhard Lischka, i cili është anëtar i Komitetit Mbikëqyrës të Inteligjencës në Bundestagun gjerman, ka thënë: “Nëse del të jetë e vërtetë se presidenti amerikan ka ndarë me tjerët çështjet e inteligjencës së brendshme, atëherë kjo është shqetësuese”, transmeton Express.

Duke theksuar se Trump ka qasje në informata tejet ekskluzive dhe shumë të ndjeshme, përfshirë edhe në fushën e luftës kundër terrorizmit, politikani i Partisë së Social Demokratike (SDP) ka thënë se nëse presidenti nëse Trump i ndan me qëllim informata sekrete me një qeveri tjetër, atëherë ai përbën rrezik ndaj sigurisë së tërë botës perëndimore.

Partia e Lischka është pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani, i cili udhëhiqet nga konservatorët e Angela Merkelit.

Donald Trump e pranoi dje se ka ndarë informata sekrete të SHBA-së me Rusinë. Trump, për më tepër, e ka mbrojtur vendimin e vet, duke thënë se është absolutisht e drejtë e tij për të ndarë informata me Rusinë.

Trump shkroi në Twitter: “Si president desha të ndaj me Rusinë [informata] (në një takim të hapur në Shtëpinë e Bardhë), gjë për të cilën kam absolutisht të drejtë ta bëj,” ka shkruar Trump, transmeton Express.

Trump më tej ka shkruar se ka ndarë me Rusinë informata sekrete në lidhje me terrorizmin dhe sigurinë e aviacionit dhe se dëshiron që Rusia të bëjë më shumë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS).