Shpërthim në Rusi, dy të vrarë (Video)

Bota May 16, 2017 - 13:35

Një shpërthim gazi ka shkatërruar një ndërtesë të banimit në qytetin Volgograd, në jug perëndim të Rusisë, njoftojnë mediat ruse, duke cituar shërbimet emergjente.

Gjithashtu, raportohet se mund të ketë edhe viktima.

Të paktën dy persona janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga ky incident, raporton agjencia e lajmeve ruse Tass, duke cituar shërbimet mjekësore lokale, transmeton Express.

Incidenti ndodhi në një ndërtesë katër-katëshe, gjatë punës së mirëmbajtjes së shërbimeve të gazit, ka thënë një burim nga shërbimet emergjente për agjencinë ruse.

Shpërthimi ka dëmtuar së paku 16 apartamente, 10 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, njofton agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti, transmeton Express.

Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje për t’i larguar mbeturinat nga shpërthimi.

Aktualisht po punojnë 10 ambulanca në vendngjarje, tha një zyrtar i qytetit për agjencinë Ria.