Ministri rus: Me hyrjen e Malit të Zi në NATO do zgjerohet ndikim i Aleancës në Ballkan

Bota April 26, 2017 - 15:32
Ministri I Mbrojtjes I Rusisë, Sergi Shoigu tha se hyrja e Malit të Zi në NATO rrit nevojën për kontroll në Aleancës në Ballkan.

Sipas Ministrit rus, vendimi i fundit për pranimin e Malit të Zi në Aleancë është konfirmim i drejtpërdrejt i asaj se potenciali ushtarak i Podgoricës është zero, por pozita e saj gjeografike lejon NATO-n ta rris kontrollin në Ballkan, transmeton lajmi.net.

Ai ndër tjera, tha se avionet patrullë në hapësirën ajrore të Detit Baltik në NATO përbën kërcënim për Rusinë.

“Këto veprime të NATO shihen si shkelje të bilancit në rajon, duke krijuar kërcënime për sigurinë e Rusisë”, tha Shoigu.