Sërish sulme ajrore në Siri, 12 të vrarë

Bota April 25, 2017 - 11:45

Sulmet ajrore, që besohet se mund të jenë kryer nga Rusia apo Siria, i kanë vrarë 12 persona dhe e kanë dëmtuar rëndë një spital në dhe përreth një qyteti në provincën e kontrolluar nga rebelët, Idlib, thonë grupet monitoruese dhe doktorët vendorë.

Sulmet erdhën teksa forcat ajrore të Sirisë dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë i kanë intensifikuar bombardimet në Idlib, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, transmeton Express.

Idlib është një bastion i kryengritësve dhe është njëra nga zonat e gjera që ende mbahen nën kontroll nga rebelët në perëndim të vendit.

Një zëdhënësi i spitalit të Idlib ka thënë për Reuters se sulmet ajrore e kanë goditur oborrin e spitalit duke vrarë 14 njerëz, përfshirë edhe pacientë.