Ky është sulmuesi i Parisit

Bota April 21, 2017 - 19:22

Personi që ka kryer sulmin e djeshëm në Champs Elysee në Paris të Francës e që la të vdekur një polic e dy të tjerë të lënduar është Karim Cheurfi.

Identitetin e tij e bëri të ditur Prokurori i rastit i cili poashtu tha se Cheurfi edhe më herët kishte dosje kriminale dhe ishte i njohur për shërbimet e sigurisë.

Cheurfi për të kryer sulmin kishte përdorur një automatik derisa më pas ishte vrarë edhe vetë nga Policia, transmeton Klan Kosova,

Këtë sulm e ka marrë përsipër i ashtuquajturi Shteti Islmaik, derisa edhe një letër që është gjetur tek sulmuesi e kishte vërtetuar një gjë të tillë.

Kjo ngjarje e të enjtes mbrëma është ndërlidhur edhe me zgjedhjet presidenciale të Francës që do të mbahen të premten, derisa e premtja është dita e fundit e fushatës së kandidatëve për të parin e Francës.