Sulm në zyrën e FSB-së ruse, tre të vdekur

Bota April 21, 2017 - 16:42

Moskë - Një person i armatosur ka hyrë në zyrat e ruse shërbimit të inteligjencës, FSB, duke vrarë një punonjës dhe një civil në qytetin e Khabarovsk në Rusinë lindore.

Një person tjetër u plagos, ndërsa sulmuesi u vra gjatë sulmit.

"Një persona i panjohur ka hyrë në zyrën e pritjes së FSB-së (ish KGB-së) më 21 prill, rreth orës 17 (sipas orës lokale) dhe pa kaluar kontrollin e sigurisë filloi të shtënat në njerëz që ishin në pritje", njohtoi FSB, raporton agjensia Beta.

Në ndërkohë, megjithatë, sulmuesi është identifikuar si A.V. Konev i cili ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në rajonin e Khabarovsk, por ka prova që i përkiste grupit neo-nazist, njohtoi Qendra për Marrëdhënie me Publikun e FSB-së, transmeton agjensia ruse TASS.

Sulmuesi u vra gjatë sulmit në zyrë ndërsa hetimi i mëtejshëm do të vazhdojë./GazetaExpress/.