Zëvendës-presidenti i SHBA-së mbërrin në Korenë Jugore

Bota April 16, 2017 - 12:39

Zëvendës-presidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka mbërritur për një vizitë në Korenë Jugore, një ditë pasi fqinji Koreja Veriore e hodhi një raketë në bregdetin e vet, duke i rritur edhe më shumë tensionet.

Pence tha se përkushtimi dhe vendosmëria e SHBA-së ndaj aleancës me Korenë Jugore kurrë s’ka qenë më e fortë se tani, transmeton Express.

Pence ka nisur një vizitë në Azi dhe Koreja Jugore është ndalesa e parë e tij.