Indonezi, 30 të vdekur pas rrëshqitjeve të tokës

Bota April 01, 2017 - 12:18

Të paktën 30 persona humbën jetën pas rrëshqitjeve të tokës në një fshat në provincën indoneziane të Javës Lindore, si pasojë e shirave të rrëmbyer, thanë zyrtarë përgjegjës.

”Viktimat ishin duke korrur xhinxher në një kodër në rajonin e Ponorogos, kur rrëshqitja e tokës i zuri nën vete, pas shirave të rrëmbyer të një nate më parë”, tha Sutopo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.

”Një operacion kërkim-shpëtimi ka filluar nga ushtria, policia dhe banorët”, shtoi ai, shkruan Alst M.

”Banorët u paralajmëruan nga autoritetet për kërcënimin e rrëshqitjes së tokës,megjithatë ata u rikthyen për të punuar”, theksoi Nugroho.