Të shtëna armësh pranë Shtëpisë së Bardhë, bllokohet Capitol Hill (Video)

Bota March 29, 2017 - 17:04

Të shtëna armësh janë dëgjuar afër Shtëpisë së Bardhë, kur i gjithë Capitol Hill është bllokuar, pasi një burrë “kishte përplasur veturën” me atë të policisë, raporton ABC.

Sipas medieve amerikane, i dyshuari ishte përplasur me veturën e tij me atë të policisë, dhe më pas i është vërsulur policëve tjerë që ishin në afërsi, transmeton Telegrafi.

Pas një “lufte” të shkurtër janë dëgjuar disa të shtëna, por askush nuk është plagosur.

Sulmuesi është arrestuar, kur motivet e sulmit deri më tani janë të panjohura.