Arrestohet gjatë protestës lideri kryesor i opozitës ruse
Bota
March 26, 2017 - 14:19
Lideri kryesor i opozitës ruse, Alexei Navanly është arrestuar gjatë një proteste anti-korrpsion në Moskë.
Këtë e kanë bërë të ditur dëshmitarët për BBC, teksa kanë pohuar se protestuesit tentuan ta parandalonin furgonin e policisë i cili po e tërhiqte liderin e tyre gjatë protestës së organizuar, njofton Klan Kosova.
[_95321943_d29a03a6-01d0-4a19-a49c-349e1bb495d5]
Navalny është i njohur për fushatën e tij anti-korrupsion, i cili ka në shënjestër zyrtarët e lartë në afërsi të Kremlinit.
Edhe pse u arrestua, thuhet se ai ka kërkuar nga të pranishmit që të vazhdojnë protestën edhe pa prezencën e tij, njofton Klan Kosova.