Kryeministrja e Britanisë jep informata të rëndësishme rreth sulmuesit të Londrës

Bota March 23, 2017 - 12:20

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka njoftuar sot se autori i sulmit të djeshëm në Londër ishte britanik i lindur, si dhe ishte i njohur për Agjencinë e Inteligjencës britanike “MI5”.

Ajo ka thënë se niveli i kërcënimit mbetet i lartë, që do të thotë se ka shumë mundësi të ketë sulm tjetër. Por, nuk do të rritet në nivel tjetër sepse nuk ka prova inteligjente si një sulm është i pashmangshëm, transmeton Express.

Policia ka punuar gjatë natës për të vërtetuar gjithçka që munden rreth sulmit.

Sulmuesi ishte i lindur në Britani.

Sulmuesi ka qenë i njohur për MI5.

Ai ishte hetuar para ca vitesh në lidhje me terrorizmin ekstrem.

Po ishte figurë dytësore.