70 të vdekur pas vërshimeve në Peru (VIDEO)

Bota March 21, 2017 - 13:40

 

Ngrohja e shpejtë dhe jo e zakontë e ujërave në veri të Peru-së ka shkaktuar reshjet më të mëdha dhe vdekjeprurëse në këtë vend për dekada, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.

Për një periudhë të shkurtër ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime të mëdha nëpër rrugët e qytetit.

Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut përreth lumenjve.

Gjysma e shtetit është ka shpallur gjendje emergjente, përderisa ndihmat janë duke u dërguar në zonat e goditura më së shumti, ndërsa disa fshatra kanë ngelur tërësisht të izoluara.

Të paktën 70 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Peru.