Tension gjatë fluturimit të ‘Air Serbia’ nga Beogradi në Londër, 4 arrestime

Bota March 21, 2017 - 10:52

Katër pasagjerë të “Air Serbia”, i cili fluturoi nga Beogradi për në Londër, u arrestuan pas zbritjes në aeroportin e Londrës “Heathrow”.

Për udhëtarët në fjalë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të cilët supozohet të jenë qytetarë britanikë me origjinë pakistaneze, janë arrestuar për kërcënim potencial për sigurinë.

Bëhet e ditur se situata gjatë fluturimit dy orësh ishte e tensionuar, ka pasur edhe një grindje mes pasagjerëve.
Kur aeroplani u ul më në fund në Londër, të gjithë pasagjerëve u është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre dhe më pas hyri policia dhe i arrestoi të katër pasagjerët.