BE i kundërpërgjigjet Erdoganit: S'ka anëtarësim nëse rikthen dënimin me vdekje

Bota March 20, 2017 - 10:28

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje në vend.

Por, lidhur me këtë ka reaguar ashpër presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka paralajmëruar Turqinë se në rast të rikthimit të dënimit me vdekje në Truqi, jo vetëm që do të pengohej hyrja e vendit në Bashkimin Evropian, por do të sillte fundin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë.

"Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit", deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën gjermane "Bild".

Kujtojmë se Erdogan paralajmëroi rikthimin e dënimit me vdekje në Parlament menjëherë pas referendumit të prillit, i cili nëse fiton po-ja do të rrisë kompetencat e Erdogan.