Bota

Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje
20 mars 2017 • 09 : 21
Drejtori i agjencisë FBI, James Comey, sot pritet të dëshmoj në një komitet të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Ky do të jetë dëgjim i parë i hapur për involvimin e Rusisë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Parashihet, që në këtë dëgjim të paraqitet edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers.

© zëri.info