Presidenti Trump refuzon t’ia zgjatë dorën kancelares Merkel (Video)

Bota March 17, 2017 - 19:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar t’ia zgjasë dorën kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse Presidenti amerikan përshëndeti kancelaren gjermane, duke ia zgjatur dorën kur ajo arriti në Shtëpinë e Bardhë, Trump refuzoi të përsërit edhe një herë këtë veprim, transmeton Express.

Kur një fotograf iu kërkojë të dy krerëve të superfuqive të mëdha, kancelarja Merkel dëgjohet duke i thënë Trumpit “A dëshiron t’i zgjasim duart?”.

Por, Presidenti Trump vazhdon të qëndrojë me duart e tij të lidhura, pa iu përgjigjur kancelares gjermane.

Të dy palët u takuan sot për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë që nga janari kur Trump u inaugurua President i SHBA’së. /Express/