Ish-presidenti Bush: Klima politike nën presidencën Trump goxha e shëmtuar

Bota February 28, 2017 - 13:29

Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, e ka përshkruar klimën politike në Uashington si goxha të shëmtuar nën presidencën Trump. Megjithatë, ai ka shprehur optimizëm se Shtetet e Bashkuara do t’ia dalin, pavarësisht diskursit të ndarë politik.

“Mua s’më pëlqen racizmi dhe nuk më pëlqen përmendja e emrave. As nuk më pëlqen kur njerëzit ndihen të frikuar,” ka thënë 70-vjeçari Bush, në një intervistë me revistën “People”, transmeton Express.

“Askujt nuk i pëlqen kjo,” ka shtuar ai.

Por, Bush ka thënë se megjithatë si nuk ndihet në ankth sa i përket drejtimit të cilin vendi i tij e ka marrë.

“Jam optimist për atë se ku do të përfundojmë. Kemi kaluar nëpër periudha të ngjashme edhe në të kaluarën dhe gjithmonë e kemi gjetur mënyrë për të dalë nga to. Jam më optimist se disa,” ka thënë Bush./Express/