'Partneriteti me Kosovën vazhdon edhe me Amerikën e Trump'

Bota February 19, 2017 - 11:16

Një delegacion dy partiak i kongresistëve nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Pjesë e këtij delegacioni përveq republikanit, Roskam, është edhe Kongresisti demokrat David Price i cili pas një takimi të zhvilluar sot me Kryeparlamentarin Kadri Vesli, ka thënë se nuk ka rëndësi se kush udhëheq SHBA-të, partneriteti dhe përkrahja ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë asnjëherë.

‘’Ne jemi duke bërë vizitën e parë në Kosovë që nga zgjedhja e Administratës Trump, por nuk ka rëndësi se çfarë ndryshimesh mund të bëhen në vendin tonë, ne kemi një partneritet me vendet e Ballkanit, e sidomos me Kosovën që e cila aspak nuk do të ndryshojë’’.

‘’Ne kemi synim që këtë partneritet ta vazhdojmë më tutje’’ është shprehur Kongresisti Price, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash pas takimit me Kryeparlamentarin Veseli, Kongresisti David Price shtoi se ndihet shumë mirë që është rikthyer përsëri në Kosovë, për të parë rreth arritjeve që janë bërë pas investimeve të SHBA-së.

Price ka thënë se ndihet gjithmonë falënderues për pritjen e ngrohtë që i bëhet sa herë që ai vie në vizitë në Kosovë pasi sipas tij ky vend ka një histori të vuajtshme që secili e di se në çfarë është kaluar, njofton Klan Kosova.