Vriten 5 terroristë në Pakistan

Bota February 19, 2017 - 10:32

Policia pakistaneze njofton se forcat kundër terrorizmit i kanë vrarë pesë militantët gjatë një sulmi të natës, si dhe kanë konfiskuar armë dhe eksplozivë nga vendi ku ata fshiheshin.

Zëdhënësi i Departamentit Kundër-Terrorizëm të Pakistanit, Nayab Haider, ka thënë se militantët e vrarë ishin anëtarë të grupit të ndaluar “Jamaat-ul Ahrar” – i cili ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste së fundmi, transmeton Express.

Haider shtoi se militantët kishin hapur zjarr kur policia filloi bastisjen në vendin e tyre të fshetë në provincën Punjab./Gazeta Express/