Irak: Fillon beteja për pjesën perëndimore të Mosul-it

Bota February 19, 2017 - 08:56

Qeveria irakiane ka lansuar një ofanzivë me qëllim të çlirimit të pjesës perëndimore të Mosulit nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas disa raportimeve është parë tym nëpër fshatra përderisa vetura të ushtrisë, të mbështetura nga forcat ajrore kanë ecur në drejtim të pozicioneve të xhihadistëve.

Për këtë ndërhyrje ushtarake fillimisht ka njoftuar kryeministri i Irakut Haider al-Abadi.

Pjesa lindore tashmë është nën kontrollin e qeverisë, që nga muaji i kaluar, ndërsa pjesa perëndimore e Mosulit përbën një sfidë më të madhe.

Ndërsa sipas UN në këtë pjesë besohet që gjenden rreth 650,000 civilë.