Qindra emigrantë sulmojnë gardhin për të hyrë në BE

Bota February 17, 2017 - 15:21

Qindra emigrantë kanë sulmuan një gardh disa metra të lartë që ndan Marokun nga Ceuta, një territor spanjoll në Afrikën e Veriut.

Policia tha se kamerat e sigurisë kanë treguar rreth 600 emigrantë, disa me gërshërë të mëdha dhe shkopinj, që përpiqeshin të depërtonin një nga portat.

Më shumë se 300 thuhet se arritën të kalonin nëpër hapësirat e telit, shkruan “BBC”.

Ceuta dhe Melilla, një tjetër territor spanjoll në Afrikën e Veriut, kanë vetëm kufij tokësorë me BE-në.

Si rezultat, ato janë pika të njohura të kalimit për emigrantët duke shpresuar të arrijnë në Europë për të nisur një jetë të re.