Tony Blair me fushatë kundër Brexit

Bota February 17, 2017 - 13:28

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka filluar një fushatë të re në përpjekje për të ndryshuar vendimin për të braktisur Bashkimin Evropian.

Blair i bën thirrje votuesve për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për t’u larguar vendi nga BE-ja me çdo çmim, duke thënë se një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për brezat e ardhshëm, raporton Associated Press, përcjellë Klan Kosova.