George dhe Barbara Bush po shërohen

Bota January 19, 2017 - 19:44

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush dhe ish-zonja e parë Barbara Bush janë duke u shëruar.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes Bush, Jim McGrath këtë të enjte, duke shtuar se ‘’ krahas këtij ndryshimi nuk mund të thuhet se ata janë jashtë rrezikut për jetë’’, transmeton Klan Kosova.

McGrath tha se Barbara Bush vazhdon të trajtohet me antibiotikë si pasojë e bronhitisit teksa ka pohuar se sot ajo ndihet më mirë, derisa konfirmoi se dhe presidenti George H.W. Bush është duke u kuruar dhe po bën mjaft mirë me shëndetin teksa gjendet nën kujdesin intensiv pasi që të dy u shtruan në spital një ditë më parë.

George H.W.Bush është Presidenti i 41 në historinë e Amerikës, derisa renditet si ish-presidenti më i vjetër që ende jeton.

92 vjeçari vuan nga një formë e sëmundjes Parkinson, që i pamundëson atij ecjen pa ndihmën e dikujt tjetër, shkruan CNN.