Rusia e akuzon Evropën për procesin e paqes në Siri

Bota January 17, 2017 - 12:42

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se posedon informata se disa vende evropiane janë duke e konsideruar prishjen e bisedimeve për paqe në Siri.

Arsyeja sipas tij është se këto vende evropiane po ndjehen se janë lënë anash në bisedime, transmeton Express.

Duke folur për gazetarë në një konferencë për media, Lavrov tha se shpreson se vendet evropiane megjithatë nuk do të tentojnë t’i prishin bisedimet./Express/