ISIS po planifikonte një sulm të dytë në Nice (Foto)

Bota January 17, 2017 - 09:35

"Shteti Islamik" (ISIS) ishte duke planifikuar një sulm të dytë në vendpushimin francez të Nicës, sipas hetuesve.

Organizata islamike duket se ka qenë duke e planifikuar sulmin e dytë në Nice, një muaj pasi bëri kërdi me sulmin në shëtitoren ‘Promenade des Anglais’ kur një kamion 19 tonësh hyri në turmën e njerëzve, raporton ”Sunday Express”, përcjellë Gazetametro.net.

Hetuesit francezë kanë analizuar tekstet e mesazheve të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të shoferit të kamionit Mohamed Lahouaiel Bouhlel, vetëm 8 ditë para se ai të futej qëllimisht me kamion në turmë, duke vrarë 84 njerëz.

Kunati i Mohamed Lahouaiej Bouhlel, Hamdi Zagar, i cili është aktualisht nën hetim, i ka dërguar 2 mesazhe drejt Mohamed Oualid aka “Walid” Ghraieb, i arrestuar gjithashtu me të njëjtat akuza.

I pari është dërguar në 9.54pm, me datën 14.07.16, në datën kur ndodhi sulmi.

Ndërsa, i dyti është dërguar në 10.04 pm në të cilën thuhej 15.08.16.

Policia antiterroriste kishte zbuluar me parë një mesazh në telefonin e terroristëve në të cilin thuhej: “Kam materiale”.

Mesazhi i është referuar një sasie të konsiderueshme armësh, duke përfshirë edhe granata, që u gjetën më pas një pjesën e pasme të kamionit.

Përgjegjësinë për sulmin në Nice e mori "Shteti Islamik".