Abbas i kërkon Putinit ta pengojë zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem

Bota January 13, 2017 - 22:03

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin të ndërhyjë për të penguar presidentin e zgjedhur Donald Trump që të transferojë ambasadën e SHBA-së në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, tha sot një përgjegjës i lartë palestinez.

“I kam transmetuar një mesazh të rëndësishëm të presidentit Mahmud Abbas, presidentit Vladimir Putin”, deklaroi në Moskë Saëb Erakat, numri dy i Organizatës për Lirimin e Palestinës.

“Kjo letër i kërkon presidentit Putin që të bëjë atë që ka mundësi për informacionet që ne disponojmë, sipas të cilave presidenti i zgjedhur Donald Trump do të spostojë ambasadën amerikane në Jerusalem, që për ne do të kalonte një linjë të rrezikshme të kuqe”, tha Erakat për median pasi kishte takuar shefin rus të diplomacisë, Serguei Lavrov.