Obama thyen rekord në Twitter

Bota January 11, 2017 - 23:34

Barack Obama është presidenti i parë amerikan që përdor gjerësisht mediat sociale dhe në përfundim të fjalimit të tij të fundit, ai dërgoi mesazhin më popullor në Twitter përmes llogarisë së tij presidenciale në këtë media.

“Faleminderit për gjithçka. Kërkesa ime e fundit është sikurse ajo e para. Ju kërkoj që të keni besim, jo tek aftësia për të krijuar ndryshim, por tek e juaja”, - shkruante Presidenti te llogaria e tij në Twitter @POTUS.

Deri të mërkurën në mbrëmje, ky mesazh i Presidentit është ripublikuar mbi 600 mijë herë në Twitter, një shifër kjo që ja kalon mesazhit të tij më popullor, mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar vendimet e disa shteteve që ndalonin martesën mes homoseksualëve, njofton VoA.

Llogaria në Twitter e Presidentit, @POTUS, ka mbi 13 milionë pasues, ndërsa ajo personale @BarackObama ka mbi 80 milionë pasues.

Llogaria presidenciale në Twitter @POTUS do t’i kalojë Presidentit të zgjedhur Donald Trump, sapo ai të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.

Llogaria në Twitter e zotit Trump, @RealDonaldTrump ka aktualisht 19.5 millionë pasues.