Trump e pranon: Po! Rusia ishte prapa sulmeve kibernetike!

Bota January 11, 2017 - 18:27

Donald Trump ka pranuar për herë të parë publikisht se ishin rusët ata që ndërhynë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e inaugurimit si president, Trump tha se beson se prapa sulmeve kibernetike në kampin e kundërshtares së tij Hillary Clinton ishin pikërisht rusët.

“Mendoj se ishte Rusia”, deklaroi shkurtimisht Trump para gazetarëve.

Ai tha më tej se Rusia nuk ishte i vetmi vend që ka ndërhyrë me hakera në SHBA. Ai akuzoi demokratët se nuk kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin e sulmeve të tilla kibernetike, transmeton javanews.

Për demokratët ndërhyrja ruse nëpërmjet hakerave ndryshoi rrjedhën e fushatës, duke bërë që fitorja të anonte nga republikani Trump. Por ky i fundit kurrë nuk ka pranuar se hakerat kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.