Shembet kulmi i kishës, vdesin 160 besimtarë

Bota December 11, 2016 - 11:08

Njëqind e 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së kulmit të një kishe në jug të Nigerisë.

Drejtori i spitalit të qytetit Uyo, Etete Peters, ka thënë se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shumë mundësi të rritet. Ai ka thënë se shumica e viktimave ndodhen nëpër murge të qytetit.

Kisha ende ishte në ndërtim e sipër. Shumë besimtarë ishin mbledhur dje për ta zgjedhur peshkopin e ri, kur papritmas kulmi i kishës ishte shembur./Express/