Nuk është vetëm Prishtina, Parisi preket nga ndotja më e madhe e ajrit në dekadën e fundit
Nuk është vetëm Kosova që po përballet me një ndotje të lartë të ajrit e cila po vlerësohet tejet e rrezikshme për qytetarët.
Kjo gjendje, ndoshta edhe me keq, e ka goditur edhe Parisin, shkruan lajmi.net.
CCN raporton se qyteti i Parisit është prekur nga nivele më të rrezikshme në dekadë duke bërë që zyrtarët e qytetit të kërkojnë reduktimin e përdorimit të veturave dhe të bëjnë transportin publik falas deri të premten.
Nivelet e ndotjes në Paris kanë qenë me një rrezikshmëri të lartë që nga 30 nëntori, sipas informatave nga AirParif, organizatë franceze e monitorimit të cilësisë së ajrit
Shifrat zyrtare nga AirParis tregojnë nivelet e përqendrimit PM10 më të larta se 80mg / m3.
Kjo nuk është hera e parë që Parisi është goditur me ndotje të lartë, por kjo është nënta herë vetëm gjatë këtij viti.
Ndërkohë, hiç më mirë për më shumë se një jave gjendja e ajrit nuk është as në Prishtinë.
Aktualisht (matjet e fundit në orën 21:00) sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada amerikane në Prishtinë, raportohet për ndotje të madhe të ajrit e cila është në kategorinë “JO e Shëndetshme” pra nivel ky që ka arritur në shifrën 174 ppm. /Lajmi.net/