Martin Shkreli mban premtimin pas fitores së Donald Trump

Bota November 10, 2016 - 12:24

Nëse fitonte Donald Trump, do të publikonte “Once Upon a Time in Shaolin”. Është ky premtimi që shqiptari Martin Shkreli dha nëse Republikanët do të merrnin Shtëpinë e Bardhë.

Kështu, shqiptari ka mbajtur premtimin dhe ka publikuar disa këngë të albumit Ëu-Tang Clan, që bleu vitin e kaluar për 2 milionë dollarë.

Shkreli fitoi ankandin për blerjen e albumit të vetëm vitin e kaluar. Ai u bë i njohur si “shqiptari më i urryer” pasi ngriti me 5 mijë % çmimin e një medikamenti për luftimin e HIV.