Përshkallëzimet e rrezikshme të Hillary Clintonit

Bota October 16, 2016 - 08:43

Michael Brendan Doherty thotë se Hillary Clinton do të jetë presidentja e ardhshme e SHBA. Mos u shpërqendroni prej medieve që vazhdojnë të fokusohen në mënyrën se si Donald Trumpi po u jep energji bazës së votuesve, apo grindjet e tij me ligjvënësit kryesorë të partisë.

Zgjedhjet kanë marrë fund. Clintoni do të fshijë dyshemenë me Trumpin. Atëherë, si do të jetë kjo presidencë e dytë Clinton? Në javët përpara kurorëzimit të saj të pashmangshëm, Hillary na ka dhënë disa ide mbi mënyrën se si ajo po mendon për politikën e jashtme këto ditë. Nuk japin aspak siguri.

Në të vërtetë, deklaratat e fundit të Clintonit mbi Sirinë dhe Rusinë, paralajmërojnë një përshkallëzim ndoshta destabilizues të konfliktit të Amerikës me Vladimir Putinin dhe "konen" e tij, Bashar al Assadin. Në debatin e fundit, Clintoni artikuloi një politikë të jashtme klasike Clintoniane për Sirinë, duke përjashtuar përdorimin e trupave në terren (përveç forcave speciale) dhe duke vlerësuar përdorimin e forcës ajrore. Por, mënyra si i përdori ajo termat e konfliktit, ishte pakëz frikësuese.

"Ka fëmijë që vuajnë në këtë luftë katastrofike, kryesisht, mendoj unë, për shkak të agresionit të Rusisë, tha Clintoni, duke argumentuar për një zonë ndalim-fluturimi.

Kjo është një ide pothuaj qesharake në këtë moment të konfliktit, duke pasur parasysh që qeveria e Assadit dhe Rusia mbështeten tek fuqia ajrore, për të mbajtur rebelët në pozicione mbrojtëse. Ideja që Amerika mund të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi një luftë civile, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin, është absurditet. Pothuaj menjëherë do të shkaktonte thirrje për përshkallëzim, me qëllim kryerjen e punës deri në fund. Clintoni tha gjithashtu se ajo mbështet hetimin e krimeve të luftës të kryera nga sirianët dhe rusët", përcjell "Zeri.info".

Mbetet të shpresojmë që është thjeshtë retorikë. Sepse duhet t'i shkaktosh humbje totale një armiku, për ta detyruar të dalë përballë gjykatave të krimeve të luftës. Këto kërcënime nuk ka gjasa që ta ndihmojnë Rusinë, për të lënë pas paranojat e saj mbi ndërhyrjet e Perëndimit.

Mark Galeotti, një ekspert mbi Rusinë në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë shkruan: "Në komunitetin e sigurisë së Rusisë besohet gjerësisht, jo vetëm që Rusia është tashmë në luftë - të pashpallur, kryesisht të fshehtë - me Perëndimin, por ka qenë kështu që përpara se Moska të vetëdijesohej. Pranvera Arabe, Revolucionet shumëngjyrësh në vende të tjerë post-sovjetikë, përhapja e ideve dhe ndikimit perëndimor, të gjitha vijnë e bëhen bashkë në një fantazi të kthjellët të një konflikti që Moska duhet të luftojë për t'i rezistuar në të gjithë frontet, nga ai gjeopolitik, tek ai ideologjik".

Në këtë situatë, Rusia nis ta shohë luftën civile në Siri, jo si një konflikt të veçantë, por si një fushatë të vazhdueshme ku SHBA-ja po përpiqet të dëmtojë pozicionet e Rusisë. Këndvështrimi rus mbi dekadën e fundit të marrëdhënieve me Perëndimin mund të jetë paranojak dhe i ekzagjeruar, por SHBA duhet ende të llogarisë saktësisht këtë shqetësim.

Nga pikëvështrimi i rusëve, SHBA vazhdon të kërkojë ndryshim regjimi në vende ku Rusia ka asete jetike të sigurisë. Për të shmangur humbjen potenciale të qasjes në një bazë detare, Putini shkeli sovranitetin e Ukrainës dhe aneksoi Krimenë. Në Siri, Rusia gjithashtu është duke mbrojtur regjimin që i jep qasje detare në Mesdhe.

Gjithnjë e më shumë, Rusia po jep sinjale se është e gatshme të përshkallëzojë këto konflikte të vogla, më shpejt se Amerika, sepse Moska sheh t'i kërcënohen interesat e saj më themelore. Rusia ka bërë pikërisht këtë gjë në Aleppo, për të ndalur vrullin e rebelëve. Rusëve të zakonshëm mund të mos u bëhet shumë vonë për Donbassin apo Sirinë, por politikëbërësve rusë u bëhet vonë dhe shumë madje dhe ata e dinë se mbështetja në SHBA për ndërhyrje të vazhdueshme në Siri ka limitet e veta.

Ndonëse Amerika ka ndërhyrë fshehtas në luftën civile në Siri prej kohësh, ndërhyrja e hapur e Amerikës në Siri nuk mori mbështetje në Kongres në vitin 2013, kryesisht për shkak se konsiderohej e pambështetur nga publiku. Dhe pikërisht kjo i bën kaq shqetësuese deklaratat me të cilat Clintoni ka nisur të ripërcaktojë misionin e Amerikës në Siri, transmeton "Zeri.info".

Në fillim, Obama shkoi mbi mendimin e publikut për t'u hakmarrë për nderin e Amerikës kundër ISIS. Dalëngadalë, misioni i Amerikës ka nisur të përfshijë një formë ndryshimi të regjimit, me rrëzimin e Assadit.

Tani Clintoni po i shet popullit amerikan një ndërhyrje më të gjerë ushtarake, me qëllim që SHBA të sfidojë Putinin. Clintoni duket se nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes atyre që janë në interesin jetik të rusëve, dhe interesit periferik të Amerikës.

Këto i kombinon me prirjen e saj të përhershme për të vepruar - për mirë a për keq. Kombinimi është i rrezikshëm.

Kjo e bën edhe më skandaloze paaftësinë e republikanëve për të gjetur dikë më të aftë për ta sfiduar Hillary Clintonin në mënyrë inteligjente.

Shpresa ime e sinqertë është që ajo të jetë duke gënjyer në lidhje me qëllimet e saj në Rusi dhe Siri. /The Week/