Izbetbegoviq tërhiqet para presionit serb, thotë se në Bosnje nuk do të ketë luftë!

Bota September 25, 2016 - 18:12

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Baki Izetbegoviq ka thënë se në Bosnje nuk do të ketë luftë dhe askush nuk do ta shkatërroje Republikë Serbe.

“Ne do ta ruajmë këtë vend edhe Marrëveshjen e Dejtonit dhe të gjithë qytetarët, edhe serbët edhe kroatët edhe boshnjakët. Kurrfarë lufte nuk do të ketë, sepse do ta kuptojnë ata në Banjallukë”, ka thënë në Bërçko, Izetbegoviq, raporton Fena, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se askujt në Bosnje nuk i duhet lufta dhe se luftërat fillojnë kur një popull vihet në pozitë që disa gjëra më nuk mund t’i përpijë, kurse në këtë pozitë, sipas tij, askush nuk është në Bosnje.

LEXO EDHE: Rriten tensionet ndërsa serbët e Bosnjës mbajnë referendumin e ndaluar

“Më se rëndi e kanë boshnjakët e kthyer në RS. Që serbët në Bosnje të hyn në luftë që ta ndajnë diçka me çka qeverisin si sovran”, ka thënë Izetbegoviq.

Një deklaratë e tillë e Izetbegoviqit po shihet si frikësim i tij në raport me Republikën Serbe.

Në Republikën Serbe sot po mbahet referendumi në të cilin qytetarët do të deklarohen se a e mbështesin që 9 janari të jetë Dita e Republikës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës më 17 shtator ka ndaluar mbajtjen e referendumit, mirëpo një vendim i tillë nuk është përfillur nga serbët e Bosnjës.