Sulmohet me eksploziv Universiteti Amerikan në Kabul

Bota August 24, 2016 - 18:02

Të shtëna me armë dhe eksplozivë janë dëgjuar në Universitetin Amerikan të Kabulit në Afganistan. Ka deklaruar policia lokale, raporton BBC, transmeton ZËRI.

Një njeri i armatosur besohet të ketë sulmuar ndërtesën dhe forcat speciale të vendosura aty.

“Ne ishim duke qëndruar brenda klasës me disa studentë. I dëgjova shpërthimet dhe të shtënat me armë që ishin shumë afër,” ka thënë një student për agjencinë AFP News përmes telefonit, përcjell "Zeri.info".