Brukseli i gatshëm ta ndihmojë Maqedoninë

Bota August 08, 2016 - 16:19

Shtabi i krizës për momentin po punon për specifikimin e nevojave konkrete për përballje me gjendjen e jashtëzakonshme pas vërshimeve që kapluan Shkupin, pas së cilës në mënyrë zyrtare do të kërkohet edhe ndihmë ndërkombëtare për vendin, informojnë nga Ministria e punëve të jashtme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Brukseli zyrtar nga ana tjetër, konfirmon se është i gatshëm të ndihmojë por për këtë duhet kërkesë zyrtare nga Maqedonia.

“Kërkesa për aktivizimin e mekanizmit për mbrojtje civile duhet të ngrihet nga ana e autoriteteve të Maqedonisë dhe ne e presim këtë kërkesë. Komisioni Evropian koordinon ofertat  e vendeve anëtare dhe mund të bashkë financojë transportin e materialeve dhe ekspertëve në Maqedoni. Vendet anëtare mund të sigurojnë ndihmë në bazë vullnetare përfshirë ekipe njerëzish, pajisje mjekësore dhe elemente të tjera bazike”, ka thënë Mina Andreeva, zëdhënëse e KE.

LEXO EDHE: Vuçiq emëron një ministre homoseksuale (Foto)

Komisioni Evropian ka përgatitur një ekip të vogël të përbërë prej dy ekspertësh që do të dërgohen për të kontrolluar rrjetin e kanalizimit në vendet e përmbytura.

Për momentin në këto zona arritën edhe ndihmat e para nga më shumë shtete.