Policia gjermane konfirmon se nuk ka të plagosur, thotë se zona është e sigurt

Bota July 27, 2016 - 17:51

Një shpërthim është raportuar jashtë një qendre pritjeje për emigrantë dhe refugjatë në qytetin gjerman Zirndrof në Bavarin veriore.

Policia e Byrenit përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk bëhet fjalë për shpërthim dhe se nuk ka të plagosur.

LEXO EDHE: Valixhja e mbushur me aerosolë shpërthen afër qendrës së emigrantëve në Gjermani

“Nuk është shpërthim, asnjë i plagosur. Personeli i emergjencës është në vend. Nuk ka rrezik përreth zonës”, thuhet në postimin e policisë.

Dëshmitarët thanë se kishin parë disa njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes. Është raportuar se një valixhe e mbushur me aerosolë ka shpërthyer. Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi i këtij shpërthimi. Policia aktualisht është duke punuar në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Image