Autobusi i së ardhmes: Me siguri Prishtina po e pret prodhimin e tyre! (Video)

Auto&Tech May 24, 2016 - 12:25

Duket se është gjetur fajtori për zvarritjen kaq të gjatë të procesit të blerjes së autobusëve të rinj për trafikun urban të Prishtinës! E ky është zbulimi më i ri i disa shkencëtarëve, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, shkencëtarët përmes studimeve dhe teknologjisë bashkëkohore, vijnë deri tek idetë dhe zgjidhjet mahnitëse. Njëra nga shpikjet më të reja është ajo e kompanisë nga Pekini “Transit Explore Bus”, që është një autobus qyteti i cili nuk do të krijoj tollovi në trafik, pasi nën të mundtë kalojnë veturat.

Krijuesit e këtij automjeti mendojnë se ky sistem i transportit të pasagjerëve, mund të jetë më praktik se sa ai i sotmi dhe do ta zvogëlonte emetimin e gazrave në ajër, shkruan më tej zeri.info.

Po ashtu, sipas përllogaritjeve të tyre, nëse vetëm 40 autobusë konvencional do të zëvendësoheshin me këtë autobus të së ardhmes, do të kurseheshin 800 tonelata karburante në vit.

Sipas fjalëve të tyre, ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtij sistemi të transportit, është shumë më i lirë dhe më i favorshëm se sa metroja. Në video mund ta shikoni se si duket ky autobus, të cilin shpresojmë ta shohim edhe në kryeqytetin tonë?!/ZERI