iPhone 7: Apple do të prodhojë 80 milionë celularë

Auto&Tech May 23, 2016 - 21:16

Pavarësisht se pajisjet e reja të Apple sollën ndryshime të vogla dhe përballjes me një rënie të shitjeve, Apple duket se do të prodhojë më shumë pajisje sesa gjatë dy viteve të fundit.

Sipas një raporti nga ‘Economic Daily News’, thuhet se Apple u ka thënë furnizuesve të saj se do të prodhojë deri në 80 milionë iPhone të rinj këtë vit.

LEXO EDHE: Warren Buffet ka në plan të investoj në Apple. Fitoni edhe ju!

Kompania zakonisht rifreskon linjën e celularëve një herë në vit, me modelet e vitit 2016 që pritet të dalin në shtator – dhe të cilët do të quhen iPhone 7 dhe 7 Plus, transmeton Gazeta Express.

Raporti, i cili bazohet në bisedat e gazetës me burimet e afërta me Apple, thotë se një kompani nga Tajvani do të jetë furnizuesi kryesorë i kompanisë për prodhimin e celularëve të rinj.