YouTube ridizajnon aplikacionin

Auto&Tech April 28, 2016 - 21:58

Aplikacioni i YouTube ka ndërruar pamje. Aplikacioni për iOS dhe Android është përditësuar me një dizajn të ri i cili sjell një set rekomandimesh të përmirësuar, së bashku me një rindërtim vizual të faqes së tij kryesore.

Dizajni i rifreskuar paraqet si përmirësime vizuale ashtu edhe përmirësime të prapa-skenës. 

Më parë rekomandimet në faqen kryesore të aplikacionit dukeshin të ngjashme me atë çka ju shikonit në faqen e internetit të YouTube nga një ekran kompjuteri: një paraqitje me shumë tekst më përshkrime të vogla për çdo video.

Dizajni i ri eliminon pjesën më të madhe të tekstit. Ai gjithashtu përmban dhe krijuesit e videove më dukshëm duke treguar ikonën e profilit poshtë çdo videoje.

Por ndryshimet janë më shumë se vizuale. Në prapa-skenë, YouTube përmirësoi edhe algoritmin e rekomandimeve për ti bërë sugjerimet më të rëndësishme për çdo përdorues. 

Rekomandimet e reja konsiderojnë më shumë faktorë- si vendndodhjen tuaj, historinë e shikimeve dhe llojin e pajisjes-, së bashku me një teknologji të sofistikuar të mësimit të makinerisë.

Në një kohë kur YouTube po përballet me shumë konkurrencë nga Facebook, Google po shpreson që këto ndryshime do të ndihmojnë që përdoruesit të rrinë në aplikacionin e YouTube për më shumë kohë. Këto ndryshime inkurajojë edhe krijuesit e videove që ti mbajnë videot e tyre në ekosistemin e YouTube.

Këto ndryshime të reja, për momentin janë të limituara vetëm për aplikacionin telefonik të YouTube, edhe pse ka shumë të ngjarë që ndryshimet në rekomandimet e YouTube shumë shpejt do ti shohim edhe në faqen e internetit në ekranet kompjuterike.

Image