Instagram përgatit ndryshim të madh i cili vështirë se do t’ju pëlqej

Auto&Tech April 28, 2016 - 11:55

Nga të gjitha rrjetet sociale që janë në dispozicion, duket se Instagram ka ndryshuar më së paku, por ky fakt pritet të ndryshoj së shpejti, transmeton Zeri.info.

Janë paraqitur sinjalet se ky rrjet social për shpërndarje të përmbajtjeve multi-mediale por përgatit një ndryshim mjaft radikal i cili me siguri se nuk do t’ju pëlqej shumicës së përdoruesve. Së shpejti ngjyrat e kaltra dhe e portokalltë, do të shndërrohet në bardh e zi.

Falë Anton Abramov, paralajmëruesit nga interneti, së shpejti para nesh mund të jetë një dizajn modern, por shumë më pak i njohur në krahasim me versionin që deri më tani e përdorim dhe të cilin e pëlqejmë të gjithë.

Së shpejti versionin e ri do të mund ta testojmë në telefonat e mençur./ZERI