Marketingu digjital, marketingu i së ardhmes (VIDEO)

Auto&Tech March 22, 2016 - 13:45

Zhvillimin i hovshëm i teknologjisë ka ndryshuar dukshëm kërkesat e audiencës. Një dekadë më parë mediat tradicionale ishin mjetet primare prej të cilave audienca informohej. Sot sipas studimit të Global Web Index nga 7.396 miliardë banorë sa është popullsia e përgjithshme e botës, 3.419 miliard banorë apo 46% janë përdorues të Internetit të cilët shfrytëzojnë mediat online për informim, ndërsa në Kosovë sipas STIKK kjo shifër arrin në 75.6%. Si rrjedhojë edhe marketingu po ndryshon formë, nga ai tradicional në atë digjital.

Sipas studimit të PWC (një ndër katër kompanitë më të mëdha të auditimit në botë)  kompanitë në vitin 2015 në marketing digjital kanë shpenzuar rreth 30% të buxhetit të marketingut, ndërkaq në vitin 2019 pritet që kjo shifër të arrij në 46%. Kjo nënkupton që marketingu digjital do të jetë forma kryesore e  reklamimit, duke tejkaluar kështu për herë të parë marketingun në mediat tradicionale.

Si përdoret Gjirafa AdNetwork ?

Përmes marketingut  digjital promovohen produkte dhe brende në mediat online. Tani e tutje edhe kompanitë shqiptare e kanë këtë mundësi. Me platformën më të avancuar digjitale në ueb-in shqiptare Gjirafa® AdNetwork℠ ju mund të krijoni reklamën tuaj, targetoni audiencën që ju intereson, të dini saktë sa herë është shikuar apo klikuar reklama juaj, keni fleksibilitet për ta ndryshuar reklamën dhe për të ritargetuar audiencën dhe mbi të gjitha jeni ju ata që caktoni çmimin e reklamës tuaj!

Si të jeni të sigurt që reklama juaj ka arritur te klientët e duhur? 
Reklama juaj do të shfaqet njëkohësisht në mbi 21 portale të suksesshme shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe diasporë duke siguruar kështu shikime nga miliona konsumatorë.

Nëse ju reklamoni telefona te mençur atëherë reklama juaj do të shfaqet tek konsumatorët të cilët kanë lexuar apo kërkuar artikuj për telefonat e mençur, nëse ju reklamoni produkte të kozmetikës atëherë reklama juaj do të shfaqet te konsumatorët të cilët kanë kërkuar apo lexuar artikuj për mirëmbajtjen e lëkurës, grimin e kështu me radhë.  Këtë targetim e siguron platforma e mençur Gjirafa AdNetwork e cila përmes metodave algoritmike analizon interesat e përdoruesve dhe bën të mundur që reklama juaj të shfaqet tek klientët e duhur.

A ka pasur sukses reklama juaj?

Shtrirjen dhe ndikimin e kampanjës tuaj reklamuese, ju mund ta monitoroni në çdo kohë përmes statistikave të sakta që ofron kjo platformë inovative. Ju keni mundësi të mbikëqyrni statistikat e reklamës tuaj si: sa shikime ka pasur, sa klikime, të monitoroni koston e të bëni krahasimin e këtyre të dhënave në periudha ditore e javore. Ju po ashtu mund t’i monitoroni edhe statistikat regjionale duke u siguruar kështu që reklama juaj ka pasur impakt dhe ka arritur tek audienca e duhur!

Menaxho reklamën tënde!

Ju mund të ndryshoni strategjinë e reklamimit në bazë të matjes se suksesit të reklamës tuaj përmes platformës së mençur Gjirafa AdNetwork. Nëse vlerësoni se konsumatorët potencial i keni vetëm në Kosovë, atëherë ju mund të ritargetoni audiencën tuaj duke u përqendruar tek audienca kosovare. Nëse vlerësoni se reklamës tuaj duhet t’i shtoni informata edhe këtë mund ta bëni thjeshtë duke ndryshuar reklamën tuaj. 

Ju vetë e caktoni çmimin e reklamës tuaj!

Në mediat tradicionale reklamimi ka një kosto e cila caktohet nga vetë mediat. Kompanitë kanë mundësi të zgjedhin vetëm median dhe kohën kur dëshirojnë ta transmetojnë reklamën e tyre, ndërsa sot përmes Gjirafa AdNetwork ju vetë caktoni çmimin dhe buxhetin e reklamës tuaj. Matjet që ju i keni në dispozicion optimizojnë buxhetin tuaj duke investuar vetëm në bazë të rezultateve.
 

Procedura e krijimit dhe menaxhimit të reklamës tuaj online është shumë e thjeshtë. Krejt çka duhet të bëni është të regjistroheni si ‘Reklamues’ në client.gjirafa.com dhe të krijoni kampanjën tuaj të reklamimit. Reklama juaj do të shfaqet menjëherë te miliona përdorues (të ueb sajteve partnere) të cilët mund te janë të interesuar për shërbimet apo produktet tuaja. Ueb sajtet partnere janë të gjitha sajtet shqip të regjistruara në Gjirafa AdNetwork.