Prezantohet Audi i ri Q6 e-tron, në treg i disponueshëm në fund të prillit

Prezantohet Audi i ri Q6 e-tron, në treg i disponueshëm në fund të prillit

Auto&Tech March 20, 2024 - 13:17

Kompania gjermane Audi ka prezantuar më në fund modelin Q6 e-tron, i cili do jetë nëpër auto-sallone në Britani të Madhe nga 30 prilli.

Kjo Quatrro do të shitet me një çmim fillestar prej 87 mijë eurove, kurse për SQ6 duhet ndarë 116 mijë dollarë.

Ky është modeli i parë i Audi që përdor teknologjinë e re Premium Platforme Electric (PPE), që është zhvilluar bashkërisht me Porsche dhe që ka për synim veturat e mesme elektrike të segmentit SUV. Me fjalë tjetra vetura si Tesla Model Y.

Fuqia sigurohet përmes motorëve elektrikë që prodhojnë 382 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që vetura të përshpejtojë nga 0-100 kilometra në orë për 5.9 sekonda. Fjala është për versionin Q6.

E kur përmendet SQ6 dihet të është një veturë më e fuqishme me 509 kuaj-fuqi, që arrin të kap shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë për 4.3 sekonda.

Ka një bateri 100 kWh që siguron një rreze prej 613 kilometra – që i bie rreth 70 kilometra më shumë sesa Tesla Model Y. /telegrafi